Yakin tregon pse Ardon Jashari po mbetet rezervë te Zvicra në Botëror

Ardon Jashari po përballet me një moment të vështirë te kombëtarja e Zvicrës, pasi edhe pse po paraqitet mirë në stërvitje, hapësirat për të luajtur janë të pakta.

Mesfushori i Milanit mori vetëm pak minuta në ndeshjen e parë ndaj Katarit, ndërsa në takimet kundër Bosnjë-Hercegovinës dhe Kanadasë nuk u aktivizua, duke qëndruar në stol.

Të lidhura

None found

Lidhur me këtë situatë ka folur edhe trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, i cili e ka vlerësuar Jasharin, por ka pranuar se aktualisht e ka të vështirë t’i gjejë vend në formacion.

“Më dhemb që nuk mund ta aktivizoj Ardonin. Ai po stërvitet shumë mirë, por me Xhakën dhe Freulerin, kemi një dyshe të mirë të vendosur në mesfushë”, shpjegoi Yakin.

Sidoqoftë, trajneri zviceran ka bërë të ditur se po e shqyrton mundësinë që Jashari të përdoret edhe në role të tjera në fushë.

“E kam konsideruar edhe aktivizimin e tij në krah. Ndoshta edhe si mbrojtës i majtë. Është shumë inteligjent, ka qëndrueshmëri të madhe dhe është i fortë në ndërhyrje”.

“Është një djalë i mirë dhe është gati kur kam nevojë për të”, ka theksuar Yakin.

Këto deklarata tregojnë se Jashari vazhdon të jetë në planet afatgjata të Zvicrës, por konkurrenca në repartin e mesfushës, veçanërisht nga Granit Xhaka dhe Remo Freuler, po ia vështirëson për momentin një vend si titullar.


matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingholiganbetgrandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetGrandpashabetholiganbetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibompiabellacasinojojobet girişUltrabetmatbetbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet