Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka përzgjedhur dy anëtarë të rinj të KGJK-së nga radhët e gjykatave të shkallës së parë.
Në tubimin qendror të mbajtur të martën, pas përfundimit të procesit të brendshëm në gjykatat themelore, në postin e anëtarit të KGJK-së u zgjodhën dy gjyqtarë.
Të lidhura
None found
Të zgjedhurit janë Valentina Sopjani, e cila siguroi 212 vota, dhe Agron Maxhuni me 204 vota.
Mandati i tyre nis më 8 korrik.
Përpara se të hapej procesi i votimit, u njoftua se 354 ishte numri i gjyqtarëve me të drejtë vote.
Nga ky total, votuan 303 gjyqtarë, ndërsa 51 të tjerë munguan.
Në garë morën pjesë katër kandidatë: Agron Maxhuni, Diora Bajrami me 64 vota, Ilir Bytyqi me 84 vota dhe Valentina Sopjani.
