Shpërthim i rëndë në impiantin më të madh të gazit në Katar, 13 viktima dhe dhjetëra të lënduar

Një shpërthim i fuqishëm në impiantin më të madh të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Katar u ka marrë jetën të paktën 13 personave, ndërsa 66 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e së dielës në zonën industriale Ras Laffan, që ndodhet rreth 70 kilometra në veri të Dohas.

Të lidhura

None found

Ministria e Brendshme e Katarit njoftoi se shkaku i shpërthimit ishte një “aksident teknik” në objektin e furnizimit me gaz Barzan. Pas incidentit, flakët dhe tymi i dendur e ngjyrosën horizontin në portokalli, ndërsa goditja e shpërthimit u ndje deri në qendër të Dohas, duke përhapur panik mes banorëve.

Sipas ministrit të Energjisë së Katarit, Saad Sherida Al-Kaabi, nuk ka asnjë shenjë që të sugjerojë sabotim apo një sulm të qëllimshëm, ndaj rasti po trajtohet si aksident industrial. Ai theksoi gjithashtu se eksportet e gazit nuk do të ndikohen, edhe pse puna në impiant është ndalur deri në mbylljen e hetimeve.

Ndërkohë, autoritetet kanë hapur hetim për të zbardhur shkaqet e shpërthimit. Ministri bëri të ditur se të gjitha viktimat janë shtetas të Indisë dhe Pakistanit. Nga ana tjetër, ambasada indiane në Doha tha se po mban kontakte të vazhdueshme me autoritetet e Katarit dhe po jep mbështetje për familjet e të prekurve.

QatarEnergy, kompania shtetërore, konfirmoi se ekipet e emergjencës reaguan menjëherë dhe arritën të vënë nën kontroll flakët.

Shpërthimi ndodhi në kohën kur po rifillonin operacionet në impiant, të cilat ishin ndërprerë që prej dhjetorit 2025 për shkak të punimeve urgjente të mirëmbajtjes.


Shtuar 23.06.2026 09:55

Ultrabetmatbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingjojobetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomgoldenbahisTimebetMeritkingGrandpashabetgrandpashabetcasibomnerobetjojobetrobinbetjojobet girişUltrabetaadeneme bonusu veren sitelermariobetMadridbetmadridbetmariobetgoldenbahis girisHititbetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobetGrandpashabet Girişgrandpashabet giriş