Takimi i paralajmëruar mes kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe përfaqësuesve të VLEN-it ka nisur pasditen e sotme, ndërsa fokusi kryesor i bisedimeve pritet të jetë rikonstruimi i Qeverisë, raporton SHENJA.
Sipas informacioneve, një nga çështjet kryesore që po shqyrtohet në këto diskutime është edhe statusi i ministrit Fatmir Limani, për largimin e të cilit po insiston VLEN.
Të lidhura
None found
Gjatë takimit është folur edhe për punën dyvjeçare të kësaj përbërjeje qeveritare, si edhe për prioritetet dhe sfidat me të cilat do të përballet ekzekutivi në periudhën që vjen.
Për nesër, ndërkaq, është paralajmëruar edhe një takim tjetër i kryeministrit Mickoski me përfaqësuesit e ZNAM-it, partneri i dytë më i vogël në koalicionin qeveritar, ku po ashtu pritet të hapen temat që kanë të bëjnë me funksionimin dhe përbërjen e Qeverisë. /SHENJA/
