Një aksident i rëndë hekurudhor u regjistrua pasditen e sotme pranë qytetit Bedford, në Anglinë qendrore, ku u përplasën dy trena pasagjerësh me shpejtësi të lartë, raportoi The Telegraph.
Sipas njoftimeve të para, nga ngjarja dyshohet për lëndime serioze.
Të lidhura
None found
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15 pasdite.
The Telegraph bën të ditur se në përplasje u përfshinë një tren që po udhëtonte nga Nottingham drejt stacionit St. Pancras në Londër dhe një tjetër nga Corby, po ashtu me destinacion St. Pancras.
Mësohet se treni që vinte nga Corby është përplasur me pjesën e pasme të trenit tjetër, rreth 2.5 milje (4 km) larg stacionit të Bedfordit.
Pamjet e publikuara tregojnë pasagjerë të mbuluar me gjak në dyshemenë e dy trenave.
