Kundërshtimi ndaj ndërtimeve në zonën e mbrojtur të Zvërnecit po zgjerohet gjithnjë e më shumë në Shqipëri.
Nga një reagim qytetar i nisur për mbrojtjen e mjedisit dhe për të frenuar projektet që, sipas aktivistëve, vënë në rrezik ekosistemin dhe pasuritë natyrore të kësaj zone, protesta është shtrirë tashmë në një lëvizje më të gjerë me kërkesa edhe politike.
Të lidhura
None found
Në protestat e mbajtura në Tiranë dhe në Zvërnec, pjesëmarrësit kanë kërkuar jo vetëm pezullimin e ndërtimeve, por edhe largimin e kryeministrit Edi Rama, duke akuzuar qeverinë për mungesë transparence dhe neglizhencë ndaj interesit publik.
Me pankarta në duar dhe thirrje kundër ekzekutivit, ata kanë bërë të ditur se mobilizimi do të vijojë, duke e kthyer çështjen e Zvërnecit në një prej debateve më të forta publike në vend.
Për këtë zhvillim ka folur për “Bota sot” edhe publicisti shqiptar Milaim Nela.
Ai është shprehur kritik ndaj ecurisë së fundit të protestave në Shqipëri, duke theksuar se, pas pjesëmarrjes së lartë në ditën e 14-të, dy ditët e fundit kanë sjellë zhgënjim për shkak të rënies së numrit të protestuesve.
Sipas Nelës, në protesta janë futur elementë dhe slogane që nuk përputhen me realitetin politik shqiptar. Ai ka akuzuar organizatorët për ndikim nga grupe të ndryshme politike dhe ka vlerësuar se zemërimi i protestuesve po orientohet më tepër ndaj opozitës sesa ndaj qeverisë, duke e përshkruar lëvizjen si një ndërthurje agendas të ndryshme politike.
“Në ditën e 14-të të protestave mendova se vërtet po ndodh ajo që çdo shqiptar pret e dëshiron! Kjo pasi masiviteti i saj ishte vërtet i madh e i paparë për kohë shumë të gjatê në rrugët e Tiranës!
Dy ditët e fundit janë vërtet dëshpëruese e zhgënjyese!
Jo vetëm numri i njerërze ka rënë por ēshtë bërë me e qartë axhenda mllef shkarkuese sorosiane!
– Një kandidat burgu diasporist që mbetet kandidat burgu (pavarësisht se akoma nuk është paditur) u shfaq në foltoren e protestave si përfaqësues i diasporës ku bëri thirrje për fshirje të klasës së vjetër politike por edhe u shfaq me nje nga organizatorët e protestës në një ambjent më të qetë!
– protestuesit u lëshuan rrugëve jashtë Tiranës natën në një udhetim rraskapitës e të pakuptimtë ku përvec të tjerave rrezikojnë edhe jetën!
– në protesta apo në dirigjimin e tyre janë shfaqur parulla si ‘Albin Kurti’ Albin Kurti, ‘UÇK UÇK’ të cilat janë totalisht pa sens në kontekstin politik të Shqipërisë Londineze!
Nē fakt këto lëshohen nga specialistë e Rames për ti thënë Europës dhe SHBA-se se Shqipëria rrezikon stabilitetin e rajonit nëse protesta vazhdon!
– theksi i thirrjeve dhe mllefit drejtohet më shumë ndaj opozitës se ndaj pushtetit për fat të keq! Parulla më dominuese përveç asaj kryesores është “opozitë e shitur”!
Hulumtova pak për shembull emrat që drejtojnë protestën në Londër dhe më rezultojnë eksponentë dhe militantë të partisë së Lapajt dhe Nismës ‘Thurje’ të Endri Shabanit! Por ka edhe njerëz të Arlind Qorit!
Ligjërimi politik, paruĺlat e pankartat janë një turli e perzier e njrëzve të Veliajt, Qorit, Lapajt, Vetevendosjes së Tiranës dhe klanit të Lul Bashës e Salianjit në PD-ne e sotme”, u shpreh ai.
Nela ka thënë gjithashtu se qeveria e Edi Ramës po përpiqet ta mbajë protestën nën kontroll përmes sondazheve dhe debatit publik. Po ashtu, ai ka kundërshtuar idenë e zhdukjes së partive tradicionale, duke e cilësuar atë si të parealizueshme.
Sipas tij, nëse protesta nuk arrin të formulojë kërkesa të qarta dhe të zgjerohet më tej, rrezikon të dështojë. Megjithatë, ai nënvizon se ende ka mundësi që ajo të ketë sukses.
“Edi Rama dhe patronazhistët e tij janë hedhur në sulm të gjerë që protesta të mos ju dalë nga kontrolli;
Hidhen “sondazhe” pa fund e analistë në media për të arësyetuar “investimin” Amerikan dhe “leverdinë” e madhe që ka Shqipëria nga ky investim!
Bëhet diversion me “ikje të neomalësores” nga PS gjë që kanë filluar ta besojne e eksitohen edhe eksponente të radhëve të para të opozites! E kjo është alarmante!
Duket tejet romantike fshirja e partive të vjetra siç i quajnë ata por në realitet kjo është një budallallëk me brirë sepse nuk mund të ndodhë!
—
Nëse nuk dilet me kerkesa të qarta me afat, të hiqet dorë nga narrativa antipozitare e protesta të zgjerohet e përshkallëzohet gjatë ditës para kryeministrisë kam frikë se do të përsëritet skenari i 2018es e dëmi që do i behej shqiptareve po të dështonte do të ishte i paimagjinueshëm!
Akoma ka mundësi që të mos dështojë!
Të paktën teorikisht!”, përfundon ai për “Bota sot”.
