Trump: Memorandumi me Teheranin firmoset në 48 orët e ardhshme, vendi i nënshkrimit ende i pacaktuar

Donald Trump deklaroi se memorandumi i mirëkuptimit mes Uashingtonit dhe Teheranit pritet të nënshkruhet brenda 48 orëve të ardhshme, duke theksuar se dokumenti tashmë është përmbyllur në versionin e tij final.

Presidenti amerikan sqaroi, gjithsesi, se ende nuk është vendosur se ku do të zhvillohet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes.

Të lidhura

None found

“Është në formën e tij përfundimtare”, u shpreh ai për memorandumin e mirëkuptimit që është negociuar nga të dyja vendet.

I pyetur konkretisht për vendndodhjen ku do të hidhen firmat mbi marrëveshjen, Trump tha se për këtë çështje nuk ka ende një vendim final.

“Nuk e kemi përcaktuar ende”, deklaroi ai.

Duke folur me gazetarët përpara largimit nga samiti i G7 drejt Parisit, kreu i Shtëpisë së Bardhë la të kuptohej se procedura ndodhet tashmë në etapat e saj përmbyllëse.

Këto komente të presidentit të SHBA-së vijnë në vijim të raportimeve se Uashingtoni dhe Teherani po përpiqen ta përshpejtojnë firmosjen e dokumentit, ndoshta përpara takimit të planifikuar të delegacioneve të dy vendeve në Zvicër.

Sipas projektmarrëveshjes, ndër pikat kryesore përfshihen ndalimi i operacioneve ushtarake, lehtësimi gradual i sanksioneve amerikane ndaj Iranit, rihapja e Ngushticës së Hormuzit, zhbllokimi i fondeve iraniane që ndodhen jashtë vendit dhe nisja e bisedimeve për një marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditëve.

Në të njëjtin tekst, Teherani rithekson se nuk do të blejë armë bërthamore, ndërsa të dyja palët dakordësohen të diskutojnë për të ardhmen e programit bërthamor iranian nën mbikëqyrjen e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Nënshkrimi i pritshëm shihet si një prej zhvillimeve diplomatike më domethënëse në Lindjen e Mesme në vitet e fundit dhe pritet të ketë ndikim si në raportet mes SHBA-së dhe Iranit, ashtu edhe në ekuilibrin e përgjithshëm të fuqisë në rajon.


Shtuar 17.06.2026 23:04

meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetholiganbetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomjojobet girişcasibom girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişgrandpashabetjojobet giriş