Anglia e gjeti golin e epërsisë përballë Kroacisë në ndeshjen e saj të parë në Kupën e Botës 2026, pasi Harry Kane shënoi nga pika e bardhë, në një episod që ngjalli debat.
Goditja e parë e kapitenit anglez u ndal nga portieri kroat Dominik Livakoviq, por më pas, pas kontrollit të VAR-it, arbitri Clement Turpin vendosi që penalltia të ekzekutohej sërish.
Të lidhura
None found
Nuk bëhej fjalë vetëm për Livakoviqin
Në raportimet e para gjatë transmetimit u tha se arsyeja e përsëritjes lidhej me faktin që Livakovic nuk kishte mbajtur të paktën njërën këmbë mbi vijën e portës në çastin e goditjes.
Pamjet që dolën më vonë konfirmuan se portieri kroat i kishte të dyja këmbët jashtë vijës, në kundërshtim me rregullat e FIFA-s.
Shkelje pati edhe nga Gvardiol
Një tjetër shkak për vendimin e përsëritjes së penalltisë duket se ishte edhe Josko Gvardiol. Mbrojtësi i Kroacisë kishte hyrë në zonën e penalltisë përpara se Kane ta godiste topin, duke shkelur rregulloren.
Pas verifikimit me VAR, gjyqtari mori vendimin që penalltia të riluhej.
Në përpjekjen e dytë, Kane u tregua i saktë dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë Anglisë avantazhin ndaj Kroacisë.
Takimi vijoi me gola dhe 45 minutat e para u mbyllën në barazim 2-2.
