“Shpresoj mos ta gjeni kurrë”, ky është sekreti i “errët” i Tea Trifonit (FOTO LAJM)

Ish-konkurrentja e Për’puthen, Tea Trifoni, ka realizuar mbrëmjen e djeshme një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, sikundër bën shpesh. Ndër të tjera dikush e ka pyetur nëse ka qenë pjesë e videoklipit të Butrint Imerit. Ish-konkurrentja e ka mohuar këtë, por ka zbuluar se ka qenë pjesë e një videoklipi të një kënge popullore por nuk e zbuloi se ku dhe padyshim kurioziteti i ndjekësve për ta parë është shumë i madh. “A ke qenë ti te një klip i këngës së Butrint Imerit?”- ishte pyetja, të cilës Tea i është përgjigjur: “Jo, jo. Unë kam marrë pjesë vetëm te videoklipi i një kënge popullore që shpresoj mos ta gjeni kurrë.”

Kujtojmë se ajo ka qenë një prej postieret e rubrikës “Kam një mesazh për ty” në “E diela Shqiptare” deri në vitin 2019. Pak kohë më parë Tea tregoi se se i kanë kërkuar të dobësohej por nuk ia ka dalë dot asokohe. Më tej shtonte se e kanë larguar nga puna pa asnjë lajmërim. Vlen të theksohet se ky është varianti i Teas për të cilin mbetet për tu parë nëse do ketë reagim nga programi “E diela shqiptare”.


Shtuar 16.07.2021 11:06