Sot seanca, mbërrin në Gjykatën e Apelit Adriatik Llalla

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka mbërritur në Gjykatën e Apelit pasi sot është gyqi ndaj tij.

Seanca e sotme ishte parashikuar për të hënën, 12 korrik, por u shty me arsyen se avokati i mbrojtjes kërkoi edhe më tepër kohë për t’u përgatitur.

Kujtojmë se Llalla është dënuar me 2 vite burg, për deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë.

GJKKO përveç dënimit me burg, ka vendosur që Llallës t’i hiqet për 5 vjet e drejta për të ushtruar funksione publike.

Më 3 qershor, Llalla ka ankimuar vendimin në Apelin e GJKKO./albeu.com

Shtuar 16.07.2021 11:02