Kokaina në Durrës, arrest me burg për administratorin e kompanisë së bananeve

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Bajron Gumenin, administratorin e kompanisë së bananeve ku u gjet 11.650 gram kokainë. Gumeni ka 10% të aksioneve të kompanisë.

Kujtojmë se droga u gjet para pak ditësh në kamionin me banana që vinte nga Amerika Latine. Në dëshmin e tij, Gumeni ka thënë se ai dhe kompania nuk kishin asnjë lidhje me kokainën.

“Nuk kam lidhje fare me drogën. Kemi porositur vetëm ngarkesën me banane. Droga nuk ishte në kontejner por ishte improvizuar në një vend të posaçëm, në pjesën fundore të kontejnerit.” mësohet të ketë thënë  Gumeni./albeu.com

 


Shtuar 16.07.2021 11:15