Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka nisur verifikimet pas raportimeve se një anije ushtarake ruse ka qëlluar pranë një jahti të regjistruar në Britani, në Kanalin Anglez.
Sipas agjencisë së lajmeve Press Association, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur sot rreth orës 11:40, në zonën mes Ishullit Wight dhe Normandisë, dhe besohet se në incident ka qenë e përfshirë fregata ruse Admiral Grigorovich.
Të lidhura
None found
“Ne po hetojmë raportet për një incident në Kanal”, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes.
Sipas raportimeve, nga ngjarja nuk ka pasur as të lënduar dhe as dëme në jaht.
