Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen më të dashuruar se kurrë në Itali, momente të ëmbla në muajin e mjaltit në Siçili

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa dhe bashkëshorti i saj, aktori Callum Turner, po shijojnë muajin e mjaltit në Itali, vetëm pak ditë pas dasmës së tyre luksoze në Siçili.

Çifti është fotografuar në plazhet e Taorminas, ku janë parë duke kaluar momente romantike pranë detit, mes përqafimeve dhe puthjeve.

Të lidhura

None found

Në imazhet e publikuara nga mediat ndërkombëtare, Dua Lipa shfaqet me bikini ngjyrë argjendi, ndërsa në fotografi të tjera çifti shihet duke shëtitur dorë për dore në rrugicat piktoreske të qytetit.

Pas ceremonisë së dasmës, të zhvilluar në Palermo, ata mbërritën më 8 qershor në një hotel luksoz në Taormina, që është kthyer në destinacionin e tyre për muajin e mjaltit.

Dasma e çiftit u mbajt në Villa Valguarnera, një rezidencë historike e shekullit të 18-të në Siçili, ku morën pjesë emra të njohur nga muzika, moda dhe kinemaja. Mes të ftuarve ishin Elton John, Donatella Versace, Joe Alwyn, Mark Ronson dhe Charli XCX.

Sipas raportimeve, një nga momentet më emocionuese të festimeve ishte interpretimi i këngës Your Song nga Elton John. Festimet e dasmës zgjatën tre ditë dhe u shoqëruan me masa të rrepta sigurie për të garantuar privatësinë e çiftit dhe të ftuarve.


Shtuar 14.06.2026 17:49

meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetholiganbetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetholiganbetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomjojobet girişcasibom girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişgrandpashabetjojobet giriş