Aksident në mes të Elbasanit, përplasen dy mjete

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Elbasan, pranë stadiumit “Arena”. Dy mjete tip “Volkswagen janë përplasur me njëri-tjetrin. Njëra nga mjetet kan marrë përpara një shtyllë dhe e ka rrëzuar.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka mbetur asnjë i lënduar

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe po hetohet për rrethanat e aksidentit./albeu.com


Shtuar 15.07.2021 12:34