Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet nga gazetarët se pse nuk mori asnjë mesazh urimi për rizgjedhjen në krye të PD nga krerët e partive simotra të PD.
Berisha u përgjigj me nota humori, duke thënë se vetë ai “nuk është nga ata që çon shumë mesazhe urimi”, ndaj theksoi se në këtë aspekt ka një lloj reciprociteti.
Të lidhura
None found
Ndërkohë Berisha e konsideroi ditën e shtunë, kur u rizgjodh në krye të PD si “ditë të ndritshme të demokracisë”.
Nga ana tjetër, akuzoi kryeministrin Rama se kishte infiltruar persona të botës së krimit, për të përbaltur, siç tha ai “garën për kreun e PD”.
“Mendoj se e shtuna ishte një nga ditët më të ndritshme të demokracisë në Shqipëri, që ka mbetur vetëm në opozitë. Unë të shtunën kam një mirënjohje të pafund për të gjithë ata që iu përgjigjën, pas një propagande të pafund të mafies shtetërore, pas përpjekjes për infiltrim të eksponentëve të botës së krimit nga Edi Rama, pas përpjekjeve për të përbaltur këtë garë me të përdalë politike, të cilët pasi kanë ikur nga PD, kanë krijuar në parti të tjera…i sillte Edi Rama etj, etj. Ajo qenë ditë e historisë.
Sa i përket urimeve, kam marrë urime nga miqtë e mi, pres urime, por të jem shumë i sinqertë, unë nuk jam nga ata që çoj shumë urime, kështu që në këtë rast ka një lloj reciprociteti”, tha Berisha.
I pyetur nga gazetari i News24 Osman Stafa mbi faktin se pse një numër kaq i lartë i anëtarëve të PD shkojnë në kutitë e votimit por jo në protestat e thirrura nga PD, Berisha u përgjigj:
“Po të mos ishin këta anëtarë të PD, Ballukun do ta kishe dopjo zvkryeministre. Po të mos ishin këta anëtarë të PD me qëndresën e tyre, Ramën do ta kishe yll të integrimit, narkodikatorin e Shqipërisë, korrupsioni nga vjedhje do të quhej virtyt. Ndaj njerëzisht të kërkoj t’u jesh mirënjohës atyre që janë aty. Nëse dalin 30 mijë,50 mijë apo 15 mijë për mua nuk ka dallim të madh. Ata janë gati të qëndrojnë përballë regjimit për jetë a vdekje. Ajo që është kapitale është se opozita për 2 arsye madhore, për farsën zgjedhore ka nisur serinë e pandalshme të kryengritjes paqësore, që do të vijojë deri në realizimin e qëllimeve tona. Jemi në kushte të diktaturës autoritare”.
