“Është biznes i frikshëm”, Lala dhe Dervishi flasin për takimet speciale me eskorta dhe futjen e celularëve në burgje

Gazetarët Klodiana Lala dhe Ferdinand Dervishi dhanë detaje në emisionin “Të paekspozuarit” në MCN TV për gjendjen në burgje, ku futen femra, celularë dhe sende të tjera të palejueshme, duke e kthyer këtë në një biznes të frikshëm që pasuron drejtuesit e burgjeve dhe të policisë.

Pjesë nga biseda

Të lidhura

None found

Lala: Debati në këtë histori, a ka hetim prokuroria për të identifikuar persona përgjegjës që kanë lejuar eskorta të hyjnë atje? Ka patur noter që ka firmosur kontrata noteriale, në emër të të dënuarve. Atje brenda i ka pritur njeri tjetër. Kush i ka shoqëruar? Nuk kam asgjë me ato dhe me të dënuarit por me institucionet. Kush drejtor burgu ka lejuar që të hyjnë ato? Nëse dikush, shkon dhe shteti do të dijë veprimet brenda burgut, të merrni intervistë, shteti e di sa qëndroni, sa zgjat intervista. Pastaj për show mediat, kaq apo aq para, e diskutojmë.

Ka drejtor të arrestuar për këtë cështje? Këtu mbaron diskutimi.

Dervishi: Po të arrish të kesh mundësi të emërohesh në një burg, ka para të madhe. Ja një listë nga një i burgosur. Të futësh celular, duhen paguar 1000 euro dhe që ta mbash duhen paguar 500 euro në muaj. Nëse në një burg ka 500 të dënuar, futja e 500 celularëve me 500 euro bëjnë 250 mijë euro. Thonë se drejtori i burgut x për 3 muaj u bë milioner. Ka leje për të dënuar që shkojnë deri në 5 mijë euro dhe 1000 euro i do edhe polici i zonës që jep certifikatë që nuk do të arratiset. Është një biznes i frikshëm. Për të mos folur për sigurinë, për ushqimet, kodin mafioz që ka administrata e burgjeve për këdo që filmon dhe që nxjerr pamje jashtë, sepse ai nuk ka për të gjetur më vend dhe do të masakrohet.


Shtuar 21.05.2026 23:12

jojobetjojobetjojobetcasibommarsbahisPusulabetPusulabetJojobet GirişcasibomHoliganbet GirişradissonbetOnwin GirişitemciJojobetCasibom Girişhttps://www.hoteltarobafoz.com.br/