“Pse penguat Salianjin? Vetëm ai fitoi një bashki në 2023!”/ Abilekaj dhe Haxhiu debatojnë me Balliun për përjshtimin e Salianjit

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar për rikonfirmimin e Sali Berishës në krye të Partisë Demokraitke, ngjarje që do të ndodhë ditën e shtunë në 23 maj.

Analistët Baton Haxhiu dhe Enton Abilekaj, kanë debatuar me Klevis Balliun, lidhur me përjashtimin e Salianjit nga gara.

Të lidhura

None found

Debati:

Baton Haxhiu: I përmende disa privilegje që ja keni dhënë Salianjit. Por, pas atyre privilegjeve që mori, për shkak të punës, burgut, etj, në të njëjtën kohë keni bërë dy gjëra, e keni shpallur njeri të Ramës dhe të njerëzve të krimit në Elbasan. Këto dy gjëra nuk shkojnë. Ose jeni krejtësisht të painformuar ose keni hidhërim të panevojshëm kur del si kandidat. Nëse ka këto epitete, pse e pengoni si kandidat? Ju e dini fituesin. Doktori është njeri që ka respekt shumë të madh për veten dhe nuk lejon asnjë që të jetë kundër kandidatave. Ajo që është kontradiktore, epitetet e shumta pozitive që i dhe Salianjit dhe pastaj njeri i Ramës dhe krimit, këto nuk shkojnë bashkë. Apo e keni kuptuar më vonë?

Klevis Balliu: Zoti Salianji mori vendimin, për arsye që duhet të pyesni zotin Salianji, për të vajtur në një drejtim tjetër. Nuk është e qartë lojën që po bën. Ky është film i parë, Rama mundohet të krijojë artifica te tjera.

Enton Abilekaj: Po doli njeri kundër Berishës, është i Ramës…

Klevis Balliu: Kundër ka qenë Ibsen Elezi dhe ka kandiduar. Ai ishte kundër Berishës, por në çdo debat sulmonte qeverinë. Ditën që i ka dalë fletë arresti zotërisë, shkon në Shkodër për të thënë që Berisha të ikë. Ai ka thënë Shkodrën Berisha e fiton kur të zbresin alienët. Këto artifica i shërbejnë vetëm një pushteti. Ishte anëtar kryesie, e kishte mundësinë për debat brenda partisë.

Enton Abilekaj: Në 2023, i vetmi që fitoi bashki të madhe është Salianji.

Klevis Balliu: Atë e fiton kadidati, jo të deleguarit.

Enton Abilekaj: Po kur humbet, humbet i deleguari?

Klevis Balliu: Edhe fitoren e Fisnikut t’ja japim këtij…

Enton Abilekaj: Kjo rrugë dihet ku të çon.

klevis Balliu: Ky proces po bëhet me referendum sepse nuk dolën kandidatë.


Shtuar 18.05.2026 23:35

jojobetjojobetjojobetcasibommeritkingmatbetMadridbetMadridbet