Mëngjesin e kësaj të premteje, një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, pranë fshatit Panaja. Mësohet se tre automjete janë përfshirë në aksident, një furgon tip “Benz” me targa AB 498 JR, një tjetër automjet tip “Benz”, si edhe një mjet i tonazhit të rëndë.
Si pasojë e përplasjes së fortë, automjeti i rëndë, një bot uji, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në anë të saj, duke shkaktuar bllokim të pjesshëm të qarkullimit në zonë.
Të lidhura
None found
Gjithashtu, një person ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë, policia po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.
