EMRAT/ SPAK merr të pandehur tre persona, akuzohen si bashkëpunëtorë në atentatin ndaj Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur duke zyrtarizuar akuzat ndaj Izmir Sakicës, Samuel Troshanit dhe Franko Lekës, të cilët dyshohen se kanë bashkëpunuar për organizimin e një atentati ndaj Aleksandër Prendit dhe familjarëve të tij.

Sipas hetimeve të SPAK, plani për ekzekutimin nuk arriti të realizohej, pasi grupi i armatosur u qëllua me armë zjarri nga vetë Aleksandër Prendi menjëherë pasi kishte hyrë në fshatin Rranxë.

Të lidhura

None found

Ndaj tre të pandehurve janë ngritur akuzat për “vrasje në rrethana cilësuese” të mbetur në tentativë, “sigurim kushtesh për të kryer vrasje”, si edhe “armëmbajtje pa leje”, vepra këto të kryera, sipas SPAK, në kuadër të një grupi kriminal.

Hetimet

Sipas SPAK, Samuel Troshani, Izmir Sakica, dhe Franko Leka në bashkëpunim me persona të tjerë të paidentifikuar janë nisur të organizuar me mjete të blinduara në drejtim të fshatit Rranxë, në Njësinë Administrative Bushat, Bashkia Vau i Dejës.

Ata kanë qenë të armatosur dhe ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova, se kanë shkuar në këtë zonë me qëllim vrasjen e Prendit dhe familjarëve të tij, banorë të kësaj zonë.

Në kohën që ata kanë qenë duke kaluar në këtë zonë, janë qëlluar me armë zjarri nga Prendi, thotë SPAK, dhe se nga provat e siguruara në vendin e ngjarjes rezulton të ketë pasur shkëmbim zjarri, jo dëmtime të shëndetit të personave të përfshirë, por vetëm të mjeteve.

Njëri nga mjetet me të cilën kanë lëvizur personat nën hetim, është dëmtuar si pasojë e të shtënave në vendin e ngjarjes. Ai ka rezultuar i paregjistruar, me pronësi të panjohur dhe me targa të huaja, të cilat nuk i përkojnë po të njëjtit mjet.

Në lidhje me kontrollet, SPAK thotë se janë ushtruar në disa banesa dhe ambiente në qytetin e Shkodrës, të cilat dyshohen se përdoren si baza për strehimin e personave nën hetim ose si vende, ku mund të gjenden prova për vepra penale, të cilat po hetohen nga Prokuroria e Posaçme.


Shtuar 15.05.2026 09:47

CasibomjojobetjojobetcasibomcasibomHoliganbetjojobetJojobetMatadorbetMeritking