Përfundon vizita e Trump në Kinë/ Xi Jinping: Historike, të zbatohen dakordësitë e arritura! Presidenti i SHBA-ve: Takim i suksesshëm

Presidenti amerikan Donald Trump është larguar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Pekinit me avionin presidencial Air Force One, duke përmbyllur vizitën e tij zyrtare në Kinë.

Ceremonia e përcjelljes u zhvillua me tapet të kuq, ndërsa Trump kaloi pranë rreshtave të ushtarëve kinezë që qëndronin në pozicion nderi dhe studentëve që valëvitnin njëkohësisht flamujt e Kinës dhe të SHBA-së.

Të lidhura

None found

Gjatë përshëndetjes me zyrtarët kinezë, Trump u pa duke kapur miqësisht nga supet ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi, të cilit i dha një përshëndetje miqësore para nisjes.

Presidenti kinez Xi Jinping e cilësoi vizitën si “historike dhe me rëndësi të veçantë”, duke deklaruar se dy liderët kanë krijuar “një pozicionim të ri për marrëdhënie konstruktive, strategjike dhe të qëndrueshme” mes dy vendeve.

Presidenti Trump dëshiron ta bëjë Amerikën sërish të madhe, ndërsa unë jam i përkushtuar të udhëheq popullin kinez drejt rilindjes së madhe të kombit kinez”, tha Xi, duke shtuar se të dyja palët duhet të zbatojnë “konsensusin e rëndësishëm” të arritur gjatë takimeve.

Nga ana tjetër, Trump e përshkroi vizitën si “shumë të suksesshme, të njohur në mbarë botën dhe të paharrueshme”. Ai e quajti Xi Jinping “një mik të vjetër”, duke shtuar se ka “respekt të madh” për presidentin kinez.

“Jam i gatshëm të vazhdoj komunikimin e sinqertë dhe të thelluar me presidentin Xi Jinping dhe pres me kënaqësi ta pres atë në Uashington”, deklaroi Trump.


Shtuar 15.05.2026 09:22

CasibomjojobetjojobetcasibomcasibomHoliganbetjojobetJojobetMatadorbetMeritking