Përfundon armëpushimi treditor, Rusia sulmon me raketa Kievin, një i vdekur dhe 16 të plagosur

Rusia ka ndërmarrë një sulm të ashpër gjatë natës ndaj kryeqytetit ukrainas, Kiev, duke përdorur dronë dhe raketa balistike, menjëherë pas përfundimit të armëpushimit treditor.

Sipas mediave ukrainase, në kryeqytet janë dëgjuar shpërthime të shumta, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore kanë hyrë në veprim për të neutralizuar dronët rusë.

Të lidhura

None found

Raportohet se disa ndërtesa janë shembur në periferi të Kievit si pasojë e bombardimeve. Bilanci paraprak flet për një viktimë dhe 16 persona të plagosur.

Lajmi u konfirmua nga kreu i administratës ushtarake të qytetit, Timur Tkachenko, i cili deklaroi se të plagosurit janë transportuar në spital, përveç dy personave që morën trajtim mjekësor në ambulancë.


Shtuar 14.05.2026 09:28

CasibomHoliganbet