Mimoza Ahmeti ka marrë një surprizë të veçantë pasditen e sotme nga qielli, me një mesazh që e ka emocionuar.
Ajo është surprizuar nga një dron, i cili i është dërguar nga Elton Ilirjani dhe Parashqevi Simaku, të cilët e kanë vlerësuar atë, duke e cilësuar si “supermodele”.
Të lidhura
None found
“Moza supermodele me art dhe inteligjencë”, shkruhej në mesazhin shoqërues të surprizës.
E emocionuar, Moza është shfaqur e lumtur në mes të fermës, duke mos i kursyer fjalët e dashurisë dhe mirënjohjes për të dy.
“Ju dua, ju dua. O Zot, çfarë kryeveprash jeni të dy. O Zot ndoshta një ditë takohemi dhe bëjmë një projekt bashkë. Elton, çfarë mrekullie ke bërë me Parashqevinë, duke e rikthyer dhe ekspozuar para njerëzve, që të kuptojnë çfarë dimesionesh ka njeriu. Nuk është turp të jetosh në metro. Nuk është turp fare me qenë ai që ndihesh. Parashqevi, të dua je e paarritshme”, është shprehur Moza.
