Casillas “djeg” rikthimin e Mourinho-s: Nuk e dua te Reali, ka të tjerë trajnerë më të kualifikuar

Ish-portieri i madrilenëve konfirmon se nuk e pëlqen “Special One”, duke shpjeguar se është vetëm një opinion personal dhe asgjë më shumë.

José Mourinho dhe Real Madrid mund të ribashkohen edhe një herë. “Blancos” janë në kërkim të një trajneri, pasi eksperimentet me Xabi Alonso dhe Arbeloa nuk dhanë rezultatet që shpresoheshin. Dhe portugezi është përfolur për rikthimin në stolin e Realit, ku shumë e duan, duke nisur nga presidenti Florentino Perez.

Të lidhura

None found

Në fakt, jo të gjithë, siç dëshmon një postim i Iker Casillas, një nga legjendat e klubit spanjoll. Ai edhe më parë nuk e ka fshehur faktin se nuk e pëlqen Mourinho-n.

“Nuk kam asnjë problem me Mourinho-n. Më duket një profesionist. Nuk e dua te Real Madrid. Besoj se trajnerë të tjerë do të ishin më të kualifikuar për të drejtuar ekipin e jetës sime. Opinion personal, asgjë më shumë”, – ka shkruar Casillas në rrjetet sociale, duke referuar rikthimit të mundshëm të trajnerit portugez.

Në të kaluarën ish-portieri ka zbuluar se ka pasur një raport jo të mirë me trajnerin që sot drejton Benfikën. “Me kohën gjithçka ndryshon, ka qenë një raport dashurie dhe urrejtjeje. E kujtoj si një ish të fejuar kur isha 20 vjeç. Sot e shoh ndryshe.

Pavarësisht konflikteve, ajo me Mourinho-n ka qenë një periudhë e bukur. Por Real Madrid është para gjithçkaje. Ajo që duhej të kisha bërë ishte që duhet të shkoja të flisja në zyrën e tij. Jam penduar, por kam evituar faktin që të bëja më shumë skena se ato që ishin”, – ka treguar Casillas pak muaj më parë.


Shtuar 13.05.2026 13:25

https://zoopalic.com/