Al Nasr i Kristiano Ronaldos ishte vetëm disa sekonda larg hipotekimit të titullit kampion që mungon që nga sezoni 2018/19, por një gabim i pabesueshëm i portierit Bento tronditi stadiumin dhe ua shtyu festën.
Në derbin ndaj Al Hilal, që përfundoi 1-1, skuadra e Jorge Jesus ishte në epërsi falë golit të Simakan dhe po përgatitej të festonte, por një autogol i çuditshëm i portierit brazilian në aksionin e fundit të ndeshjes i prishi menjëherë festën.
Të lidhura
None found
Si pasojë, Kristiano Ronaldo dhe Zhoao Feliks u detyruan t’i largonin shiritat e kampionit, në një fund dramatik që e la kapitenin portugez të dëshpëruar në stol. Megjithatë, Al Nssr mund të shpallet kampion i Arabisë Saudite nëse e mposht Damacin në xhiron e fundit, e cila është planifikuar më 21 maj. Vlen të theksohet fakti se ekipi i Ronaldos, kryeson kampionatin me 83 pikë, i ndjekur nga Al Hilal me 78 pikë, me këta të fundit që kanë 1 ndeshje më pak.
PANORAMASPORT.AL
