Negociatat e bllokuara? Rama: Gjithçka brenda parashikimeve, flamuri i Gjermanisë doli në krahët e molotovarëve, por…

Këtë të hënë, kryeministri i vendit Edi Rama, deklaroi se procesi i negociatave të Shqipërisë me Bashkimi Evropian po zhvillohet sipas parashikimeve dhe hodhi poshtë pretendimet se vendi “thjesht zbaton atë që i kërkohet” nga Brukseli.

Rama u shpreh se në këtë fazë të procesit nuk ka “piketa të ndërmjetme” për fushën e prokurimeve publike, duke sqaruar se këto piketa lidhen vetëm me çështje që shkojnë përtej procesit normal të anëtarësimit.

Të lidhura

None found

Po ashtu, ai kundërshtoi deklaratat që, sipas tij, janë përsëritur vazhdimisht në opinionin publik se negociatat janë bllokuar, duke theksuar se gjithçka është brenda parashikimeve.

“Piketat e ndërmjetme janë për cështje dhe tema që shkojnë përtej procesit normal të anëtarësimit dhe i kemi shpjeguar që lidhen me faktin që shtetet negociojnë, Shqipëria negocion.

Ndryshe nga cfarë thuhet pa pushium dhe pa pikë përgjegjësie që negociata ska, se shqipëria bën ca i thonë, ndërkohë që kjo nuk është e vërtetë., Ne bëjmë atë që duhet, për të qenë në një linjë me bënë. Por ne negociojmë për fusha ku ne kemi nevoje për kohë.

Ne nuk jemi në atë tryezë, ne në atë tryezë na përfaqëson Komisioni Evropian. Komisioni përfaqëson qëllimin tonë, pra është komisioni është dakord me ne.

Pyetjet dhe shqetësimet e vendeve anëtare në këtë fazë nuk lidhen me piketat e ndërmjetme, por me piketat përmbyllëse. Vendet anëtare nuk mund ta ndryshojmë atë çfarë është bërë dhe atë çfarë komisioni ka vënë përpara. Por bazuar në atë që komisioni ka vënë përpara, vendet anëtare ndërhyjnë për të vendosur piketat.

Është brenda parashikimeve, nuk ka asgjë nga çfarë i është rrokanisur koka popullit shqiptar, u bllokua, doli ky e doli ai, gjë ë çoi në daljen e flamurit të Gjermanisë në krahët e molotovarëve, por e vërteta është kjo që po ju them”, deklaroi kryeministri.

Rama: Nuk kemi ndryshuar ligjin për portet turistike! Ai për investitorët strategjikë do shfuqizohet

Kryeministri Edi Rama, u pyet nga gazetarët në lidhje me portin turistik, për të cilin tha se nuk ka ndryshuar ligji. Ndërsa për investitorët strategjik, ai deklaroi se do të shfuqizohet, ‘duke e konsultuar me një ligj tjetër që po ashtu do konsultohet në hapat e mëtejshëm’.

E para ne nuk kemi bërë ndryshime ligjore për portet turistike, ne kemi bërë një ndryshim të vetëm për tërhequr mundësinë e një pasoje absurde, ndryshimi nuk lidhet me portet turistike në tërësi, nuk lidhet me garat, hiç gjëkundi, fare.

Pra ne nëse duam të japim një koncesion e ndërtuar një partneritet është 100% e sigurtë se bëhet me garë.

Ndryshimi i bërë lidhet me rastet që dikush do të bëjë resort turistik, do të bëjë edhe marinë dhe me ligjin e pandryshuar për marinën që dikush do të bëjë pranë resortit të tij duhet garë që të vijë një tjetër dhe të nisë një sherr që mund të mos mbarojë kurrë, që se ka asnjë vend tjetër i Evropës dhe ku ne s’e kishim bërë diferencën.

Pra për rastet kur jepet koncesion dhe jepet partneritet dhe rastet ku vetë investitorët që kanë zotërimin e pronësisë mbi atë territor duan të bëjnë një marinë dhe absolutisht si gjithë planetin e bëjnë duke plotësuar detyrimet përkatëse dhe duke e ndërruar vetë

Shikoni çudi këtu ju, përveç çudisë së atyre që duan Shqipërinë të bllokuar si në asnjë vend tjetër, ma thonë edhe miq të mi se nuk kemi parë ndonjë forcë të vijë nga vend tjetër për një vend që është në proces për të hapur negociatat dhe të kërkojë për të bllokuar vendin nga vjen, me gjithëfarë të zezash.

Ne nuk jemi vend që vijmë nga ndonjë konflikt etnik, fetar, as ideologjik dhe as luftë civile shyqur zotit si shumë vende të tjera në rajon, po s’i ka parë kush as serbët dhe malazezët me opozitën e tyre dhe të shkohet në qytetet e Evropës dhe që vendi i tyre të vihet në listën e zezë e të mos bëhet vend anëtar i BE.

S’i kam parë as Maqedoninë e Veriut deri dje Maqedoni pa Veri e as shqiptarët atje të shkojnë e të kërkojnë që të mos bëhet shteti i tyre anëtar, nuk i kam parë.

Këto vende kanë pasur patjetër situata të vështira siç kemi pasur edhe ne, po patjetër kanë pasur si ne.

Pse? Sepse këtu ka një specie unike që nuk e ka pasur asnjë vend tjetër i kontinentit siç e kemi ne.

Përas i përket pyetjes për ligjin e investitorëve strategjikë, ne faktikisht kemi në proces të gjithë transformimit që do i bëjmë ligjit në bashkëpunim me BE, patjetër ligji është shtyrë për të mos i lënë vakum të riut me të vjetrit. Nuk ka qenë shpikje e jona, e kemi marrë nga vende të tjera, fal atij kemi marrë shumëçka që kishin vendet e tjera e që na thoshin shikoni Malin e Zi, shikoni tjetrin, kurse sot kemi bërë më shumë se ata, jemi në kohë, siç e keni parë ligjin do e shfuqizojmë duke e konsultuar me një ligj tjetër që po ashtu do konsultohet në hapat e mëtejshëm”, tha kreu i qeverise.


Shtuar 11.05.2026 12:39