Një zjarr i madh ka përfshirë një lokal mbrëmjen e sotme në zonën e Radhimës, në Vlorë, ku flakët janë përhapur në një sipërfaqe të madhe.
Bëhet me dije se, si pasojë e flakëve, rrezikohen edhe tre hotele dhe disa banesa të tjera që ndodhen shumë pranë zonës së përfshirë nga zjarri.
Të lidhura
None found
Po ashtu, raportohet se në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe sigurimin e banorëve të zonës.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe pritet që grupi hetimor të zbardhë rrethanat e ngjarjes.
Ndërkohë pritet edhe reagimi i autoriteteve për të dhënë më shumë informacion mbi këtë situatë.
