Opozita ka përmbyllur protestën e 8 Kombëtare. E programuar si një protestë marshim pa fjalime, demokratët mbetën të bllokuar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, sapo kaluan ish-hotel Dajtin.
Duket se programi i protestuesve synonte të përshkonte rrugëtimin, duke kaluar nga Ministria e Brendshme e më pas drejt godinës së parlamentit.
Të lidhura
None found
Por ky plan u bllokua nga Policia e cila vendosi kordonin para ish-Hotel Dajtit dhe duke i sprapsur protestuesit me ujë dhe gazlotjsellës.
Nuk munguan dhe konfrontimet fizike apo hedhjet e molotovëve, por protesta u mbyll pa incidentet ë rënda.
Kreu i demokratëve, Sali Berisha, i pajisur me maske antigaz dhe mushama, ka qëndruar deri në fund të protestës, ku jo në pak raste ishte në shënjestër të autobotit me ujë.
Pas tentativave të dështuara, Berisha tërhoqi demokratët në selinë blu, ku njoftoi dhe përmbylljen e tubimit dhe paralajmëroi se do të marrin masa në protestën e ardhshme.
