Televotimi për Fabjolën, ‘shpërthen’ Shqipja: Produksioni po mban anë

Vendimi i marrë mbrëmjen e kaluar në spektaklin Ferma VIP për të dërguar konkurrenten Fabjola në një televotim të vetëm ka shkaktuar reagime të forta dhe debat të gjerë në rrjetet sociale.

Ky vendim erdhi pas gjuhës fyese të përdorur gjatë “Prime”-it të kaluar, por shumë ndjekës dhe figura publike kanë vënë në pikëpyetje mënyrën se si u trajtua situata. Ndër reagimet më të forta ka qenë ai i Shqipe Hysenaj, e cila përmes një InstaStory ka kritikuar ashpër produksionin dhe moderimin e spektaklit.

Të lidhura

None found

Sipas saj, dënimi i dhënë ndaj Fabjolës është i padrejtë dhe i ndikuar nga reagimi personal i moderatores Arbana Osmani. Shqipja thekson se fjala ofenduese është përdorur fillimisht nga Gresa dhe në atë moment nuk është konsideruar problematike nga moderatorja apo opinionistët.

Megjithatë, situata ndryshoi kur e njëjta fjalë iu drejtua vetë Arbanës. “Pse duhet të anullohej televotimi, ndërkohë që kjo fjalë pak më parë u konsiderua jo ofenduese?” – shkruan ajo, duke lënë të kuptohet se vendimi erdhi si reagim emocional dhe jo si një standard i njëjtë për të gjithë konkurrentët.

Në reagimin e saj, Shqipja shkon edhe më tej, duke e cilësuar këtë vendim si një “vepër hakmarrëse”, e cila sipas saj synon ta vendosë Fabjolën në një pozicion të pafavorshëm përballë publikut. Ajo shton gjithashtu se produksioni po mban anë, duke favorizuar konkurrentë të caktuar, konkretisht Mozën.

“Fermerët kanë hyrë për të punuar, jo për love story,” thekson ajo, duke kritikuar drejtimin që po merr formati dhe mënyrën si po vlerësohen dinamikat brenda tij.

Në përfundim, Shqipja nuk i kursen ironitë ndaj moderatores, duke iu referuar edhe një shprehjeje të përdorur nga vetë Arbana gjatë spektaklit: “E dashur moderatore, ti pate vetëkontroll në moment, por më pas more si ‘pushka e jevgut’.”


Shtuar 6.05.2026 14:04