Fjala e rëndë ndaj Arbanës, Ola tregon prapaskenat dhe qëllimin se pse e bëri

Fabjola Elezaj ka tronditur së fundmi opinionin me një fjalë ofenduese drejtuar Arbana Osmanit.

Kjo mori vëmendje të madhe dhe u komentua gjerësisht, pasi nuk pritej të ndodhte në një studio televizive, në live.

Ndonëse pati një reagim të qetë nga ana e moderatores, kjo nuk kaloi pa reagime të forta.
Pas kësaj, Ola ka diskutuar me fermerët se përse e tha dhe cili ishte qëllimi.

“Nuk e shijova kur e thashë atë fjalë. E di unë se si e vuaj. Unë e thashë edhe më ha përbrenda”, tha ajo.

Tutje shtoi: “E di ajo që nuk e kisha me personin, doja të dija si reagojnë ndaj asaj fjale, si është reagimi i drejtë ndaj asaj fjale dhe unë e pashë. Unë e pashë si reagohet drejtë kur thuhet ajo fjalë. Mua më tha troç dhe nuk u mërzit asnjë. Dua të shoh, ku jam, ku janë”.

Kjo duket se u bë pasi një fjalë të tillë ia tha Moza – Olës, por që nuk u bë një reagim nga ana e prezantueses e opinionistëve, duke bërë kështu që të irritohet fermerja.


Shtuar 5.05.2026 20:07