Presidenti amerikan Donald Trump, pritet të marrë sot, një informim të rëndësishëm nga komandanti i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), gjenerali Brad Cooper, lidhur me plane të reja për veprime të mundshme ushtarake kundër Iranit.
Sipas burimeve të cituara nga Axios, kjo mbledhje tregon se administrata amerikane po shqyrton seriozisht mundësinë e rifillimit të operacioneve ushtarake, me synim ose zhbllokimin e negociatave me Teheranin, ose një goditje vendimtare përpara përfundimit të konfliktit.
Të lidhura
None found
Burimet bëjnë të ditur se CENTCOM ka përgatitur një plan për një seri sulmesh “të shkurtra, por të fuqishme”, që pritet të përfshijnë objektiva të infrastrukturës strategjike iraniane. Qëllimi kryesor mbetet tejkalimi i ngërçit aktual diplomatik.
Një tjetër skenar që pritet t’i paraqitet presidentit amerikan fokusohet në marrjen e kontrollit mbi një pjesë të Ngushticës së Hormuzit, një arterie kyçe për tregtinë globale të naftës, me synimin për ta rihapur atë për transportin ndërkombëtar.
Një operacion i tillë mund të kërkojë edhe angazhimin e forcave tokësore.
Gjithashtu, në diskutim mbetet edhe mundësia e një operacioni nga forcat speciale për të siguruar rezervat e uraniumit të pasuruar në nivele të larta që zotëron Irani.
