Kristiano Ronaldo i papërmbajtshëm, ylli portugez realizon golin e 970-të në karrierë (VIDEO)

Sulmuesi portugez Kristiano Ronaldo, vazhdon të lërë gjurmë në futbollin e luajtur, duke arritur një tjetër moment historik në karrierën e tij. Ai shënoi golin e 970-të, teksa dha një kontribut të çmuar në fitoren e Al Nassr ndaj Al Ahli.

Goli vendimtar erdhi në minutën e 76-të, kur CR7 realizoi për t’i dhënë avantazhin 1-0 skuadrës së tij në një përballje të vështirë.

Të lidhura

None found

Ky moment rezultoi kyç për rrjedhën e ndeshjes. Në minutën e 90-të, Koman shënoi golin e dytë për Al Nassr, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-0.

Me këtë gol, Ronaldo i afrohet edhe më shumë një tjetër objektivi të rëndësishëm në karrierë. Ai ndodhet vetëm 30 gola larg shifrës së 1000 golave zyrtarë, një arritje që konsiderohet historike në futboll.

Pavarësisht skepticizmit që ka shoqëruar deklaratat e tij për këtë objektiv, performancat e fundit tregojnë se sulmuesi vijon të jetë në nivele të larta konkurruese.

Arritja e këtij rekordi mbetet një nga synimet kryesore të tij në vazhdim.

 


Shtuar 30.04.2026 08:16