Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, gjatë një konference të përbashkët me Izet Mexhitin, kryetar i Lëvizjes Demokratike në Maqedoninë e Veriut, u pyet edhe për mesazhin që iu publikua nga një grup në WhatsApp, ku iu drejtohej shqiptarëve të RMV-së me fjalët “Po ata idiotët shqiptarë atje çfarë thonë?”.
Në përgjigjen e tij, ai nuk mohoi ekzistencën e mesazhit, por theksoi se bëhet fjalë për një çështje të kaluar tashmë.
Të lidhura
None found
Hoxha u shpreh se situata i përket javës së kaluar dhe se ai ka dhënë sqarimet e nevojshme për atë që është pretenduar.
“Unë i kam bërë të gjitha sqarimet e mia dhe do doja të përdorja një shprehje: U ngrit kjo tymnajë dhe u pamë! Jam i hapur për të takuar në çdo kohë e rrethanë, qoftë kur biem dakord, qoftë kur kemi gjëra për të biseduar, edhe nëse nuk biem dakord! Nuk ka asnjë lloj interpretimi që vlen mbi atë që duam të ndërtojmë ”, tha Hoxha.
Ministri shtoi se nuk ka vend për interpretime të tjera mbi atë që është diskutuar dhe mbi bashkëpunimin në vijim, duke theksuar se nuk ka asnjë “tymnajë” që mund të ndikojë marrëdhëniet mes palëve politike.
“Keni mbetur te java e kaluar. Janë të kapërcyera. Nuk ka asnjë tymnajë që mund të hyjë përmes nesh dhe për të na zërë sytë për të parë atë që është e përbashkët.”, tha mes të tjerash ministri Hoxha.
