Këtë të hënë, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shfaqur në publik për herë të parë që pas arrestimit të tij. Sot në seancën e parë në themel ndaj tij, ish-presidenti, u shfaq me dy gishta lart dhe duke bërë simbolin e shqiponjës.
Të lidhura
None found

“Unë jam në pozita të pabarabarta. Në pozita të pabarabarta janë ata që i ka përzgjedhur Charls McGonigal për të montuar me shpifje me gënjeshtra, me kallëzues të rremë një proces të turpshëm kundër shtetit shqiptar, jo kundër Ilir Metës, presidentit, kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit të Republikës. Prandaj ju ftoj që nga sot deri në sekondën të transmetoni live këtë proces”, tha Meta.
Kujtojmë që Ilir Meta, ndodhet në qeli prej tetorit të vitit 2024, dhe SPAK e ka marrë të pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, lidhur me dosjen Cez-Dia dhe lobimin e LSI-së në SHBA. E pandehur është edhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, ndaj të cilës ka masë detyrim paraqitje.
