“Konventa Arbërore”, përurohet Teatri Arbëresh në San Demetrio Corone

Në San Demetrio Corone, Kalabri, është përuruar Teatri Arbëresh në kuadër të aktivitetit “Konventa Arbërore”.

Në ceremoninë e zhvilluar morën pjesë përfaqësues nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, si dhe përfaqësues të komunitetit arbëresh në Itali.

Të lidhura

None found

Në aktivitet ishte i pranishëm kryetari i komunës San Demetrio Corone, Ernesto Madeo, si dhe delegacione nga Shqipëria të kryesuar nga prefekti i qarkut Tiranë, Shkëlqim Hajdari.

Gjatë aktivitetit u zhvilluan edhe aktivitete artistike me pjesëmarrjen e artistëve dhe grupeve të ndryshme nga trojet shqiptare.

Në kuadër të eventit u prezantua edhe një nismë për kthimin në muze të shtëpisë së lindjes së Jeronim De Radës. Sipas nismëtarëve, projekti përfshin blerjen, restaurimin dhe shndërrimin e objektit në muze.

Për këtë qëllim është propozuar krijimi i një bordi koordinues me përfaqësues nga institucione dhe figura publike nga Shqipëria dhe komuniteti arbëresh në Itali.


Shtuar 26.04.2026 18:52