Operacioni antidrogë në Tiranë, 15 persona të arrestuar, 16 të tjerë në kërkim

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me operacionin antidrogë të zhvilluar një ditë më parë në Tiranë (21 prill). Raportohet se nga Antidroga janë arrestuar 15 persona, dy prej të cilëve u është komunikuar akuza në qeli pasi janë kapur më herët në operacione të mëparshme.

Ndërkohë, uniformat blu kanë shpallur në kërkim 16 persona të tjerë.

Të lidhura

None found

Burime bëjnë më dije se ky grup kriminal ishte përfshirë në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike kanabis dhe kokainë.

Të akuzuarit dyshohet se furnizonin me drogë disa zona të ndryshme të Tiranës, por shpërndanin gjithashtu drogë dhe në afërsi të shkollave.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar doza narkotike. Hetimi ndaj tyre ka nisur përpara disa muajve dhe është procedim i nisur në kuadër të goditjeve të mëparshme, ku në përgjime dhe zbërthime të mesazheve janë zbuluar dhe personat e arrestuar dhe të shpallurit në kërkim si të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.


Shtuar 22.04.2026 09:16