Një “test i shkurtër” për të kuptuar: A je i varur nga telefoni dhe rrjetet sociale?

Telefonat “smart” janë bërë thelbësorë në jetën e të gjithëve, duke filluar nga rrjetet sociale te lojërat e më shumë. Kryesisht për shkak të hulumtimeve të pamjaftueshme, varësia nga telefoni nuk është në të vërtetë një diagnozë zyrtare, e pranuar nga ana mjekësore.

Megjithatë, ka kritere që ekspertët kanë përdorur për të përshkruar sjelljet, ndjenjat dhe mendimet që tregojnë mungesë kontrolli mbi përdorimin e telefonit.

1. A ju pengon/ ndërhyn telefoni në angazhimet/marrëdhëniet tuaja?

2. A ju jep frikë, ankth dhe nervozizëm – mungesa e telefonit tuaj, qoftë për një periudhë të shkurtër?

3. A po ju pengon telefoni aftësinë për t’u përqendruar diku tjetër dhe për të qenë kreativë?

Injorimi i pasojave të mundshme negative ose komenteve të të dashurve tuaj në lidhje me përdorimin e tepërt të telefonit janë tregues të tjerë “që ju keni kaluar qartë në sjellje problematike”, shprehet Lynn Bufka, drejtoreshë e lartë e transformimit dhe cilësisë së praktikës në Shoqatën Amerikane të Psikologjisë.

Nëse përgjigjet për të treja pyetjet ishin pozitive, këtu gjeni disa këshilla për të ndihmuar veten:

1. Mbyll të gjithë njoftimet!

Duket bërë “Off” të gjithë notifications-at që të shpërqëndrojnë nga rutina e përditshme, do ta keni më të lehtë të bëni siç duhet detyrat tuaja dhe të përqëndroheni në çdo gjë që bëni. Njoftimet që vijnë nga llogaritë sociale ju kujtojnë se diçka është duke ndodhur në botën virtuale dhe kureshtja për ta ditur çfarë shpesh është e pamundur të shuhet.

2. Vendosi vetes ca limite

Vendos një orar të caktuar për kohën që do të kalosh në telefon duke llogaritur kështu minutat që do të shpenzosh në rrjetet sociale. Në bazë të varësisë që ke ndaj tyre, vendos për kohën që do të kalosh atje. Fillimisht do të të duket e vështirë, por pastaj do ta shohësh që është metodë që funksionon.

3. Merru me diçka të re

Nëse ke mjaftueshëm kohë të lirë dhe nuk di si ta kalosh përveçse duke u marrë me telefonin, mendo diçka tjetër. Mëso një gjuhë të re, futu në një kurs, sport apo lexo një libër. Do të habitesh kur të gjesh kohë për gjithçka dhe të ndihesh mendërisht më i freskët.

4. Përfshihu në familje dhe me miqtë e tu

Në vend që t’i shohësh nëpër Story, nëse nuk i takon dot fizikisht lini një orar për video call dhe flisni, ose organizoni një lojë të gjithë në grup.

5. Bëji rrjetet sociale të duken si “përkëdhelje” për veten

Shiheni në këtë këndvështrim. Ti nuk i bën thonjtë çdo ditë dhe as nuk konsumon çdo vakt jashtë, por kur e bën merr kënaqësi të veçantë dhe e ndjen se e meriton. Trajtojeni kështu dhe botën virutale. Merruni me të pasi të keni bërë diçka produktive fillimisht.

6. Fshini çdo aplikacion që nuk përdorni.

Nëse Twitter-in se keni përdorur për muaj të tërë, më mirë fshijeni.

Nëse asgjë nuk funksionon, kërkoni ndihmë te një profesionist (psikolog).


Shtuar 13.07.2021 12:03