Festa për kualifikimin historik në Botëror thuajse u kthye në tragjedi, pjesëtari i stafit pësoi kolaps në fushë nga emocionet

Futbolli dhuron emocione dhe rrallëherë ka emocione më të mëdha se ato që të dhuron ekipi kombëtar. Ndaj edhe festa e kualifikimit historik të Irakut në Botërorin 2026, duke mundur në finale Bolivinë, ka qenë ekzaltuese.

Por emocionet e kësaj arritje, mund t’i kishin kushtuar shumë shtrenjtë një prej pjesëtarëve të stafit teknik të Irakut që po festonte në fund të ndeshjes ndaj Bolivisë në Monterrei të Meksikës.

Të lidhura

None found

Bëhet e ditur se personi, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, ka pësuar kolaps nga emocionet e shumta, duke rënë në fushë e alarmuar pjesëtarët e tjerë të ekipit.

Stafi mjekësor i ekipit dhe ai i pranishëm në stadium ia dolën të përmendnin personin në fjalë duke e shoqëruar në spital, ku ai mbetet ende nën vëzhgim për shkak të situatës së tij.

Iraku ia doli të kthehej në Kupën e Botës, pas 40 viteve mungesë në aktivitetin më të rëndësishëm për ekipe përfaqësuese në botë.

 


Shtuar 2.04.2026 15:34