Këtë të enjte, 2 prill 2026, ish-deputeti socialist, Plarent Ndreca, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion. Këtë herë, jo si avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, por në cilësinë e të pandehurit.
Ai akuzohet për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera” gjatë kohës kur ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme. Akuzë kjo që i komunikua në tetor të vitit 2024.
Të lidhura
None found
Sipas SPAK, në periudhën 2019-2020, ka dyshime se Ndreca ka përfituar nga tenderi i rikonstruksionit të katër komisariateve në vend.
Ai u kallëzua nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, që pas auditimit të bërë, konstatoi fryrje të kostos reale të prokurimit publik, që përfshinte komisariatin e Mirditës, komisariatin, nr.4 të kryeqytetit, atë të Vlorës e Pogradecit.

