Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ndarë me publikun lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të vëllait të tij, Ermalit, një humbje që ka prekur familjen dhe të afërmit.
Korreshi ka shprehur dhimbjen për largimin e parakohshëm të vëllait, duke e cilësuar si një ngjarje të pabesueshme.
Të lidhura
None found
Ai e ka shoqëruar mesazhin me një foto ku shfaqen së bashku.
“Ikja jote është e pabesueshme vëllai im. Te Allahu jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Qofsh i Xhenetit, kampion”, shkruan deputeti në reagimin e tij.
Ndarja nga jeta e Ermalit, ka lënë pas një dhimbje të madhe në familjen Korreshi. Sipas reagimeve dhe komenteve në rrjetet sociale, bëhet me dije se ai ishte edhe baba.
