Premtimi i qeverisë “Kurti”, 1 milion euro plus shpërblim për Kosovën nëse kualifikohet në Botëror

Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur ditën e djeshme, ka miratuar vendimin për t’i ndarë 500 mijë euro shpërblim përfaqësueses së Kosovës.

Tanimë në mbledhjen e mbajtur sot, vendimi është miratuar dhe 500 mijë euro do të transferohen në llogarinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, ku pastaj FFK do t’i shpërndajë te futbollistët dhe stafi.

Të lidhura

None found

Në rast se Kosova shkon në Botëror, atëherë Qeveria e Kosovës do t’i ndajë edhe 1 milionë euro të tjera premio për futbollistët dhe stafin. “Triumfi në Bratislavë, ku Sllovakia u njoh me futbollistët të rangut botëror nga Kosova, përbën një moment dhe sukses historik për vendin tonë.

Në fund të nëntorit, i ndamë 250 mijë euro për sigurimin e “play off”-it dhe po atë ditë u zotuam se do të ndajmë 500 mijë euro të tjera, në rast së fitores ndaj Sllovakisë”, tha Kurti.

“Ky zotim do të jetësohet sot (dje), por dua që kjo mos të mbarojë këtu. Urojë që djemtë tanë shembullorë, të cilët i takova, të fitojnë finalen e ‘play off’-it dhe të shkruajnë emrin e tyre në historinë e Kosovës. Kualifikimi në Kupën e Botës do të shënonte shënimin e 10-vjetorit të pranimit në UEFA dhe FIFA. Në rast kualifikimi në Kupën e Botës do të ndajmë edhe 1 milionë euro të tjera për ekipin përfaqësues. Po zotohemi sot se nëse shkojmë tutje dhe kualifikohemi do të ketë shpërblime që nuk ua merr mendja, për sukseset që do të pasojnë në Kampionatin Botëror që do të mbahet në SHBA”, shprehet Kurti.