Iu zbuluan mesazhet me Ballukun/ Kërkon shpalljen të pavlefshme të komunikimeve në celularë, Kushtetuesja shpall sot vendimin për Evis Berberin

Këtë të enjte, Gjykata Kushtetuese, shpall vendimin për Evis Berberin, që kërkon ndër të tjera shpalljen e pavlefshme të të gjitha komunikimeve në celularët që i janë sekuestruar ish-kreut të ARRSH-së.

Mësohet se mbledhja në Kushtetuese ka nisur.

Të lidhura

None found

Mes këtyre komunikimeve, që janë marrë si prova dhe nga SPAK është komunikimi mes ish-drejtorit të ARRSH-së dhe ish-zëvendëskryeministren, Belinda Balluku, për të cilën Prokuroria e Posaçme kërkon arrestimin.

Berberi ndodhet pas hekurave pasi sipas SPAK-ut, ai rezulton i përfshirë në raste korruptive me 8 tendera që kapin vlerën e miliona eurove.


Shtuar 26.03.2026 13:29