Erdogan: Izraeli do të bojkotojë bisedimet për paqe me Iranin

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se konflikti që përfshin Izraelin, SHBA-në dhe Iranin është një “luftë e paligjshme”, e zhvilluar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu. Sipas mediave të huaja, Erdogan tha gjithashtu se e gjithë bota po e paguan çmimin e kësaj lufte.

“25 ditët e fundit kanë treguar se, megjithëse kjo është lufta e Izraelit, bota po e paguan çmimin. Është lufta e Netanyahut për pushtet, por 8 miliardë njerëz po vuajnë pasojat”, tha Erdogan.

Në një fjalim televiziv pas një mbledhjeje të kabinetit në Ankara, udhëheqësi turk shtoi se qëndrimi i paepur, maksimalist dhe radikal i Izraelit nuk duhet të lejohet të sabotojë zgjidhjet diplomatike.

“25 ditët e fundit kanë treguar se bota po paguan çmimin për luftën e Netanyahut, e cila po prek 8 miliardë njerëz. Turqia ishte ndër vendet e para që e kuptoi saktë procesin që e zhyti rajonin në një gjakderdhje dhune”, vazhdoi Erdogan, duke iu referuar pasojave ekonomike të konfliktit, i cili filloi me sulmet amerikane dhe izraelite ndaj Iranit.


Shtuar 24.03.2026 22:58