Shtyhet seanca e Veliajt, GJKKO pranon të legjitimojë Plarent Ndrecën si avokat të kryebashkiakut të Tiranës

Ditën e sotme, GJKKO ka vendosur të shtyjë seancën e dytë në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Shkak për këtë ishte pasi Meriman Palushi, njëri prej të pandehurve në hetimet ndaj Veliajt, ishte pa avokat mbrojtës.

Sakaq, GJKKO vendosi të legjitimojë ish-deputetin e PS-së Plarent Ndreca si avokat të Veliajt, pas kërkesës së këtij të fundit.

Vetë kryebashkiaku nuk ishte sot në seancë.

Veliaj ndodhet në paraburgim prej 10 shkurtit 2025, pas hetimeve të SPAK ku janë ngritur akuza korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.


Shtuar 24.03.2026 16:02