Presidenti Begaj për 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë: Shqiptarët, mirënjohës SHBA-së dhe aleatëve

Me anë të një mesazhi në platformën “X”, Presidenti Bajram Begaj, ka reaguar në përvjetorin e 27-të të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s, kundër regjimit të Slobodan Milosheviçit.

Kreu i Shtetit, e ka cilësuar ndërhyrjen si një operacion që solli fundin e një regjimi shtypës dhe kontribuoi në lirinë e Kosovës, si dhe në paqen që, pasi sipas tij, gëzon sot rajoni.

Gjithashtu, Begaj theksoi se kjo ndërhyrje mbetet një moment i rëndësishëm historik për Ballkanin, duke nënvizuar ndikimin e saj në stabilitetin e zonës.

Presidenti shprehu mirënjohjen e Shqipërisë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të NATO-s, për rolin e tyre në këtë proces.

“Shqipëria mbetet sot dhe gjithmonë thellësisht mirënjohëse ndaj SHBA-së dhe aleatëve të NATO-s”, thuhet në reagimin e tij.

Reagimi i Begajt:

“Sot shënohet 27-vjetori i ndërhyrjes ushtarake të NATO-s kundër regjimit shtypës të Millosheviqit—një fushatë që përfundoi me sukses, duke sjellë lirinë në Kosovë dhe paqen që gëzojmë në të gjithë rajonin sot. Shqipëria mbetet, sot dhe gjithmonë, thellësisht mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe…@NATO aleatë”.

 


Shtuar 24.03.2026 10:31