VIDEO/ Mungoi në listën e Kombëtares për Poloninë, Seferi “përshëndet” trajnerin Sylvinho me një gol “alla shqiptar”

Taulant Seferi ka shënuar në sfidën që po luhet mes skuadrës së tij Bodrumspor dhe Instanbulspor. Goli u shënua në minutën e 8-të të takimit duke i sjellë avantazhin miqve.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është shërbyer mjaft mirë nga mbrojtësi Arlind Ajeti, duke realizuar saktë para portës së kundërshtarit, në një aksion goli “alla shqiptarësh”.

Një përshëndetje speciale kjo për trajnerin Sylvinho i cili zgjodhi mos ta përfshijë në listën e Shqipërisë për ndeshjen e “play-off” përballë Polonisë më 26 mars. Ndryshon situata për Ajetin i cili është grumbulluar për këtë përballje të rëndësishme.

GOLI I SEFERIT


Shtuar 22.03.2026 16:17