VIDEO/ Goli i “pamundur” nuk është risi për Ernest Muçin! Portieri kundërshtar i tronditur, spektakël nga ylli i Shqipërisë

Ernest Muçi ishte pranë një goli, nga ato që konsiderohen të pamundur në futboll. Dhe pse për të duhet thënë se nuk do të ishte risi, pasi ka shënuar edhe më parë nga pozita ku nuk pritej. Rasti u krijua sot në ndeshjen Ejupspor-Trabzonspor.

Askush nuk e priste, që Muçi do të tentonte direkt portën duke qenë pranë vijës anësore. Portieri i rivalëve, Markos Felipe, u shfaq i tronditur pasi e devijoi topin në këndore në momentin e fundit.

Trabzonspori ndërkohë e fitoi ndeshjen falë një goli të Felipe Augustos në pjesën e dytë. Pas 27 javësh është me po aq pikë sa Fenerbahçe e vendit të dytë. Kështu synon që të marrë pjesë në Champions përgjatë sezonit të ardhshëm.

Për Muçin pritet rikthimi në Kombëtare. Viti i kaluar ishte një zhgënjim i madh, pasi nga trajneri Silvinjo iu besuan vetëm 30 minuta lojë në total.

Rasti i Ernest Muçit: (VIDEO)

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL


Shtuar 19.03.2026 01:14