Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, kërkon të riformatojë inspektoriatet e Shqipërisë, duke luftuar pikë së pari korrupsionin brenda tyre.
Zyrtari i lartë thekson faktin se do të luftojë perceptimin se inspektoriati i mbrojtjes së territorit të jetë i matrapazëve.
Sipas tij, IKMT duhet të jetë një institucion që respekton vetëm ligjin.
Gjithashtu, Sula deklaron se nuk është korrekte që shumica e trupës së IKMT-së, të jenë juristë dhe përqindja më e vogël inxhinierë.
Kryeinspektori Dashnor Sula, lajmëron se shumë shpejt do të hapet një portal ku, përveç monitorimit të trupës së IKMT-së, edhe qytetarët të raportojnë paligjshmëritë, të cilat do të verifikohen nga strukturat përkatëse.
