PSG fiton duelin spektakolar me 7 gola përballë Chelseat

Paris Saint-Germain ka marrë hak për finalen e Botërorit të Klubeve të humbur kundër Chelsea, pasi ka mundur sot londinezët në ndeshjen e Ligës së Kampioneve me shifrat 5-2.

Për parisienët shënuan Bradley Barcola (10’), Ousmane Dembele (40’), Vitinha (74’) dhe Khvicha Kvaratskhelia (86’), ndërsa për londinezët realizuan Malo Gusto (28’) dhe Enzo Fernández (57’).

Ndeshjet e kthimit të 1/8 së finales së Champions League do të zhvillohen pas një jave dhe pritet të përcaktojnë tetë skuadrat çerekfinaliste të garës më prestigjioze për klube në Evropë.


Shtuar 11.03.2026 23:09

Tags: