Kushtetuesja “ngrin” dekretin e Osmanit, vendos masë të përkohshme ndaj vendimit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme deri më 31 mars ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Ajo tha se vendimi është jashtë kompetencave dhe se ia ndalon çdo veprim presidentes Osmani në lidhje me dekretin e 6 marsit, si dhe ia ndalon çdo veprim Kuvendit të Kosovës derisa masa e përkohshme është në fuqi.

Gjykata tha se masa vlen deri në vendosjen e rastit nga ajo dhe se ajo “është në funksion të parandalimit të shkaktimit të dëmit të pariparueshëm për rendin kushtetues të Kosovës dhe funksionimin demokratik të institucioneve kyç në Kosovë”.

Kjo nënkupton se Osmani nuk mund të shpallë datë për zgjedhje të reja derisa masa është në fuqi, pasi e shpërndau Kuvendin përmes dekretit, i cili u kundërshtua në Kushtetuese nga partia në pushtet e kryeministrit Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje.


Shtuar 9.03.2026 18:11