Paria në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e ka propozuar edhe kandidatin e dytë për president të Kosovës, duke plotësuar kushtet për një garë presidenciale. Pas Glauk Konjufës, Lëvizja Vetëvendosje propozoi deputeten Fatmire Mullhaxha-Kollçaku.
Përmes një psotimi në rrjetin social Facebook, deputeti i Lidhjes Demokratike, Besian Mustafa, njoftoj se Kollçaku është kandidatja e dytë. Seanca për votimin për president pritet të mbahet nga çasti në çast.
